Shëndeti

Një i infektuar zbuloi se kishte Covid vetëm nga lemza!

Një i infektuar zbuloi se kishte Covid vetëm nga lemza!

Doktorët paralajmërojnë se lemza e vazhdueshme është një simptomë e re e koronavirusit.

Një raport i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë së Urgjencës përshkruan rastin e një burri që testoi pozitiv për sëmundjen vdekjeprurëse pasi kishte lemzë për katër ditë.

62-vjeçari, nga Çikago, fillimisht nuk kishte simptoma të tjera. Ai u pranua në spital kur temperatura e tij ishte 37.3C.

Një i infektuar zbuloi se kishte Covid vetëm nga lemza!

Por një skaner i mushkërive tregoi se ishte prekur nga Covid. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për koronavirus. Temperatura e tij më vonë u rrit 38.4C.

"Në bazë të atyre që kemi mësuar, ky është rasti i parë kur një pacient me Covid mësohet se është i infektuar vetëm për shkak të lemzës, si një simptomë kryesore”, thanë mjekët për “The Sun”, që shtuan se pacientët që kanë lemzë të vazhdueshme nuk duhet të përjashtohen.

Simptomat kryesore të Covid-it janë temperatura e lartë, kollë e thatë e vazhdueshme, humbja e shijes apo nuhatjes./ Burimi The Mirror