Shëndeti

Një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë kaluar koronavirusin

Një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë

As 2, as 3 e as 4. Imuniteti nga Covid-19 zgjat plot 6 muaj. Kështu kanë zbuluar kërkimet e fundit të Universitetit të Oksfordit. Ato nisën nga marsi e zgjatën deri në nëntor. Subjekte të kërkimit ishin mjekë dhe infermierë, pse personel mjekësor që janë edhe shumë më shumë të ekspozuar se pjesa tjetër e popullsisë. Riinfektimi me Covid nuk rindodh brenda 6 muajve, përveç ndonjë rasti sporadik. Gjithsesi edhe në rast riinfektimi në këtë studim nuk u vunë re simptoma të rënda.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që janë duke e kaluar në këtë valë të dytë, sidomos para daljes së vaksinës.

*Burimi CNBC