Shëndeti

Një muaj, për të vërtetuar nëse vaksina e Oksfordit është e duhura

Një muaj, për të vërtetuar nëse vaksina e Oksfordit

Shtetet e fuqishme janë në garë për të nxjerrë vaksinën kundër COVID-19, virusit që ka gjunjëzuar botën.

Një lajm shprese vjen nga studiuesit e Oksfordit. Vetëm se duhet të presim një muaj për të marrë vesh nëse vaksina do jetë gati në shtator.

Dozat janë injektuar tek majmunët Mamaki që janë shumë të ngjashëm me njerëzit. Ato do provohen edhe tek njerëzit dhe pas një muaji studiuesit mund të thonë nëse është e duhura.

Nëse rezulton kështu, në shtator do jenë gati miliona vaksina për t`u injektuar në gjithë botën dhe mbase pandemia do largohet më shpejt nga ç`mendohej.

*Burimi i New York Times