Shëndeti

Një studim i ri pretendon që gjeti zgjidhjen kundër kancerit

Një studim i ri pretendon që gjeti zgjidhjen kundër kancerit

Sipas një studimi të Candiolo`s Irccs, botuar në Revistën Science Translational Medicine, një mega-dozë e vitaminës C, injektuar në rrugë intravenoze, çdo ditë për të paktën dy javë mund të forcojë efektin shërues të imunoterapisë.

Megadoza e vitaminës C është e barasvlefshme me 2000 portokalle në ditë. Por të injektuara në vena të mbron kundër kancerit, sipas këtij studimi.

Studiuesit shtojnë se nëse aplikohet e njëjta dozë edhe tek pacientët që vuajnë tashmë nga sëmundje të ndryshme tumorale, e bën efektin.

Testet janë kryer fillimisht me minjtë në të cilët gjendeshin melanoma ose tumore të gjirit, kolorektalit dhe pankreasit.

Hapi i radhës është testimi tek njeriu.

*Burimi Vanity Fair