Shëndeti

Një suplement për trajtimin e  kolesterolit shkakton 5 vdekje në Japoni

Një suplement për trajtimin e  kolesterolit shkakton 5 vdekje

Kompania farmaceutike japoneze Kobayashi njoftoi sot se është konfirmuar vdekja e pestë, e lidhur me konsumimin e një suplementi ushqimor me maja të kuqe që ajo prodhon.

Sipas kompanisë, pesë personat që ndërruan jetë ishin të moshës nga 70 deri në 90 vjeç. Kompania ka tërhequr suplementet e saj “beni-koji choleste help” për uljen e kolesterolit.

“Kërkojmë falje për problemet që shkaktuam”, tha presidenti i kompanisë Akihiro Kobayashi në një konferencë shtypi në Osaka, raporton Kyodo.

Një zyrtar i lartë i kompanisë tha se rreth 680 persona po kërkojnë tashmë trajtim ambulator për simptomat që dyshohet se lidhen me përdorimin e suplementit dhe kompania do t’i dëmshpërblejë ata, si dhe 114 personat që u shtruan në spital.