Shëndeti

‘Nuk jeni lopë dhe kuaj’. FDA në alarm për njerëzit që po pijnë pesticide për t`u shëruar nga Covid, se e lexuan në Internet

‘Nuk jeni lopë dhe kuaj’. FDA në alarm për

“Nuk jeni kuaj. Nuk jeni lopë. Seriozisht, ndaloni të gjithë!” Ky është apeli i FDA (Food and Drug Administration)

Ivermectina është një pesticid për kafshët që online-i e ka bërë shërues të Covid. Në Shtetet e Bashkuara po përdoret aq shumë ndaj Covid në trajtimet në kushte shtëpie sa e detyroi FDA të bëjë një apel në Twitter (në 21 gusht) pas rritjes eksponenciale të helmimeve.

Për të qenë të qartë, kjo nuk ndodh vetëm në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vetëm me Ivermectina-n.

Në fakt, skemat terapeutike kundër Covid me origjinë të dyshimtë, që përfshijnë ilaçe të ndryshme, po qarkullojnë në internet. Janë shumë. Dhe asnjë me efektivitet të provuar kundër virusit. Disa prej tyre u postuan në Tëitter nga gazetari i Rai Gerardo D'Amico.

Protokolle të ndryshme janë publikuar e publikohen duke u shitur si efektive për fazat e hershme të prekjes nga virusi. Këto protokolle përfshijnë edhe medikamente si anti-inflamatorë (përfshirë hidroksilklorinën) por edhe antibiotikë, antikoagulantë, antidiarrealë.

Të gjitha të ndaluara për t`u marrë pa recetë mjekësore pasi efektet anësore të tyre mund të shkaktojnë përplasje serioze.

Për të marrë medikamente nevojiten si fillim teste laboratorike, pra analiza. Rasti i Ivermectina-s është në fakt, i fundit, por jo më pak i rrezikshmi. Me Covid-in nuk mund të bëhesh doktori i vetes!