Shëndeti

OBSH ka një paralajmërim për ata që gjejnë ‘shpëtim’ tek alkooli këto kohë

OBSH ka një paralajmërim për ata që gjejnë

OBSH paralajmëron se, pirja e alkoolit mund të rrisë shanset e njerëzve për t’u prekur nga koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi kufizimin e konsumit të alkoolit gjatë pandemisë, pasi mund të shkaktojë "mundësinë e cenimit të gjendjes shëndetësore, të rrisë rrezikun për t’u infektuar, probleme të shëndetit mendor dhe rritje të mundësisë për dhunë".

OBSH ka një paralajmërim për ata që gjejnë

Sipas raportit të OBSH-së të publikuar dje: "Alkooli komprometon sistemin imunitar dhe rrit rrezikun e shfaqjes së probleme shëndetësore. Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e alkoolit në çdo kohë dhe veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19".

Autoriteti paralajmëron njerëzit të mos e besojnë mitin se pirja mund t'i mbrojë njerëzit nga koronavirusi, përkundrazi alkooli mund t'i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj tij.

Shefja e Programit të OBSH-së për Alkoolin dhe Drogat e Paligjshme, Carina Ferreira-Borges, tha që konsumi i lartë i alkoolit në Evropë mund të rrezikojë "shumë viktima".

"Gjatë pandemisë Covid-19, ne me të vërtetë duhet të pyesim veten se çfarë rreziqesh do të kemi duke i lënë njerëzit të mbyllur në shtëpitë e tyre me një substancë që është e dëmshme, si për sa i përket shëndetit të tyre, ashtu edhe efektet e sjelljes së tyre tek të tjerët, përfshirë dhunën", tha ajo.

Në Britaninë e Madhe, udhëzimet e zyrtarëve të Mjekësisë, si për burrat ashtu edhe për gratë, kanë rekomanduar që mos të pihet më shumë se 6 gota verë ose birrë në javë. Në vendin tonë një shqetësim i tillë nuk ka marrë ende vëmendjen e specialistëve./ Burimi The Sun