Shëndeti

Organi gjenital i bën burrat më të prekshëm ndaj COVID-19

Organi gjenital i bën burrat më të prekshëm ndaj COVID-19

Statistikat botërore, edhe pse lëvizet me pak, tregojnë që gjithsesi burrat janë më të prekur nga COVID-19 sesa gratë. Një studim pretendon të ketë gjetur arsyen përse burrat preken më lehtë. Sipas këtij studimi në New York dhe Mumbai mendohet se virusi qëndron në testikujt e meshkujve. Kjo lidhet me disa proteina që gjenden në mushkëri, zorrë, zemër dhe gjithashtu në testikuj. Kjo proteinë është më pak e përhapur në indet vezore, ndaj virusi ka një vend shtesë për t`u fshehur tek burrat krahasuar me gratë.

Sipas të njëjtëve studiues, ky është edhe shkaku përse burrat shërohen më ngadalë nga ky virus. Mendohet se pikërisht në testikuj depozitohen rezervuarë viralë, vetëm se nevojiten më shumë studime.

Studiues të tjerë i kanë hedhur poshtë këto gjetje. Profesori i virologjisë Ian Jones nga University of reading tha: “Meshkujt e kalojnë më keq se gratë sepse kanë vetëm një kromozon X dhe jo dy si gratë (gratë XX, burrat XY)."

Ndërkohë që edhe Jonatha Ball nga Universiteti i Nottingham tha se nuk kishte gjetur asgjë në spermën që kishte studiuar tek të sëmurët.

*Burimi Metro