Shëndeti

Pandemia e re mund të vijë nga pickimi i mushkonjave

Pandemia e re mund të vijë nga pickimi i mushkonjave

Ende pa u larguar totalisht Covidi, një tjetër rrezik kërcënon botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për Ethet Dengues që mund të arrijnë nivele rekord këtë vit.

Shkak për këtë rritje është pjesërisht edhe ngrohja globale. Pse? Sepse favorizon përhapjen e mushkonjave.

Ky virus përhapjet nga pickimi i mushkonjave.

Rreth gjysma e popullsisë së botës është në rrezik, shpjegoi në Gjenevë Raman Velayudhan, specialist i Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve Tropikale të OBSH-së.

Sipas OBSH-së kjo është një sëmundje tropikale me përhapjen më të shpejtë në botë e cila shkakton ethe dhe dhimbje trupi dhe përbën kërcënim pandemik.

Rastet po rriten globalisht dhe që nga viti 2000 janë 8-fishuar. Në 2022-shin ishin 4.2 milionë raste.

Peruja madje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumicën e rajoneve. Kulmi nga ky infeksion ka arritur në 2019-ën me 5.2 milionë në 129 vende. Këtë vit rastet do të prekin shifrën e 4 milionëve.

Numri i infeksioneve të konfirmuara të

megjithatë, sëmundja përfaqëson vetëm një pjesë të numrit total: kjo është për shkak të përqindjes së lartë të asimptomatikëve.

Sëmundja është fatale në më pak se 1% të njerëzve.