Shëndeti

Pas sa kohësh e dëmtojnë organizmin ëmbëlsirat, patatet e skuqura dhe hamburgerët që ha sot

Pas sa kohësh e dëmtojnë organizmin ëmbëlsirat, patatet

3 javë, kaq i duhet organizmit të fillojë të ndikohet nga ushqimi që ha.

Një studim i Universitetit të Milanos ka bërë prezantimin në Shoqërinë Evropiane të

Kardiologjisë, në Londër.

Në studim pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

Një grupi iu kërkua të hanin ushqime të një diete të pasur me yndyrna të ngopura ose të pangopura, ndërsa një grup tjetër hëngri vetëm ushqime të shëndetshme si peshku, arrat, për 24 ditë.

Në fund, asnjëri grup nuk shtoi peshë, por ata që hëngrën ushqimet me yndyrna të ngopura patën një përkeqësim të dukshëm në parametrat bazë të shëndetit dhe EKG-të treguan një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Për më tepër, ky grup regjistroi një rritje prej 20% në sasinë e yndyrës që ruhet në mëlçi, duke rritur rrezikun e diabetit të tipit 2, dhe panë rritjen e nivelit të kolesterolit me rreth 10%. Mos harro! Të gjitha këto vetëm pas 3 javësh.