Shëndeti

Patatinat pikante shkaktuan vdekjen e adoleshentit, Amazon dhe eBay i heqin nga tregu

Patatinat pikante shkaktuan vdekjen e adoleshentit, Amazon dhe eBay i heqin nga

Amazon dhe eBay kanë tërhequr nga tregu 'One Chip Sfida', një patatinë super pikante.

Mendohet se konsumimi i këtij produkti ka shkaktuar vdekjen e një 14-vjeçari.

Prindërit e Harris Wolobah besojnë se djali i tyre, i ndarë nga jeta javën e kaluar vdiq nga ky produkt.

Patatinat pikante shkaktuan vdekjen e adoleshentit, Amazon dhe eBay i heqin nga

E bërë me Carolina Reaper Peppers, faqja e internetit paralajmëron se duhet të konsumohet nga të rriturit dhe gjithashtu këshillon të shmanget nga ata që janë intolerantë ndaj erëzave.

Të rinjtë e konsumojnë live në TikTok si një sfidë për përballimin e shijes pikante.

Një zëdhënës i eBay tha se siguria e përdoruesve ishte një "prioritet kryesor" dhe se e kanë hequr fare nga tregu.

Paqui, kompania që e prodhon ka shkruar më tej në faqen e internetit, "Produkti vazhdon t'u përmbahet standardeve të sigurisë ushqimore. Për shkak të kujdesit të madh, ne jemi duke punuar në mënyrë aktive me shitësit tanë për të hequr produktin nga raftet."