Shëndeti

Për herë të parë në sezonin veror do të ketë motoambulanca

Për herë të parë në sezonin veror do të ketë

Për t'iu përgjigjur fluksit të lartë të pushuesve, veçanërisht gjatë muajve të verës, për herë të parë do të ketë motoambulanca.

Numri i autoambulancave është rritur gjithashtu në qytetet bregdetare.

Ministrja Koçiu u shpreh se mjetet e reja do të përdoren në zonat me trafik të lartë, në qendrat urbane dhe zonat bregdetare gjatë gjithë sezonit.

Për herë të parë në sezonin veror do të ketë

Kështu pacienti e merr ndihmën mjekësore në vend.

“Me motoambulancat do të kemi një reagim shumë të shpejtë dhe e sjellim mjekun, infermierin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin”, tha ministrja.

Për herë të parë në sezonin veror do të ketë

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se motoambulancat janë të pajisura me aparaturat mjekësore si defibrilator për defibrilim (goditje elektrike), kryerjen e elektrokardiogramës që në banesë dhe fillim e terapisë së menjëhershme në raste ishemie ose infarkti si dhe me medikamentet përkatëse.

“Të gjitha qendrat shëndetësore i kemi me defibrillator automatik. Çanta është e përshtatur për motorrin në të cilën është një bombul oksigjeni 2 litroshe, është seti i ventilimit, seti i medikamenteve dhe i infuzioni”, tha Brataj.