Shëndeti

Për shëndetin mendor duhet të bësh këtë gjë që Shqipëria ta ofron nga veriu në jug

Për shëndetin mendor duhet të bësh këtë gjë

Jemi në periudhë pandemie ndaj koronavirusit dhe kjo ëhstë një arsye më shumë të kujdesemi për shëndetin mendor. Si të qëndrosh i shëndetshëm, të largosh stresin, ankthin dhe probleme të tjera? Zgjidhja është: Shëtit në bregdet.

Studimi i fundit ka treguar se kalimi i kohës në bregdet është më se i dobishëm për mirëqenien tonë mendore dhe për fat të mirë Shqipëria nga veri në Jug ka bregdet.

Për shëndetin mendor duhet të bësh këtë gjë

Për shëndetin mendor duhet të bësh këtë gjë

Studiuesit thonë se shëtitja në bregdet është akoma më e mirë edhe se shëtitjet mes gjelbërimit për shkak të ajrit dhe jodit të detit. Përfitimet janë të mëdha si nga ana e shëndetit mendor, po ashtu edhe fizik.

Me hapësira blu konsiderohen detet, liqenet lumenjtë apo burimet me ujë në male.

Një studim i mëparshëm ka treguar se të jetosh pranë detit të bën njeri më të lumtur dhe studimi i fundit i ka vënë pikën mbi i.

Ky studim ku ka marrë shumë njerëz dhe ka analizuar presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, gjendjes emicionale dhe shpirtërore, duke i krahasuar ndryshimet teksa qëndrojnë në det dhe në një zonë urbane është publikuar nga Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë.