Shëndeti

‘Për të qeshur apo për të qarë’. Mjeku Brataj rrëfen ç`i ndodh sot në mëngjes në dyqanin që po rimbushte telefonin

‘Për të qeshur apo për të qarë’. Mjeku

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në një status në Facebook ç`i ndodh sot në mëngjes teksa rimbushte telefonin në një nga dyqanet e kompanive telefonike.

‘Për të qeshur apo për të qarë’. Mjeku

Postimi i Skënder Bratajt:

“Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.