Shëndeti

Përse Delta është më ngjitës?

Përse Delta është më ngjitës?

Varianti Delta i Covid-19 është më ngjitës. Mjafton qëndrimi për 4 sekonda me një të infektuar, për të marrë virusin. Këto janë informacionet që dihen deri tani për Delta-n, që ka kthyer frikën në gjithë botën. Nuk mendohet që është më i rrezikshëm, por më infektues, po.

Si shpjegohet kjo?

Një studim mbi shpërthimin e infeksionit në Kinë tregon:

Delta mund të riprodhohet më shpejt për shkak të ngarkesës virale. Ngarkesa në organizmin e një të infektuari mendohet të jetë të paktën 1 mijë herë më e larta se e varianteve të tjera.

Një studiues nga Universiteti i Saskatcheëan e shpjegon me fjalë më të thjeshta. “Imagjinoni sikur një i infektuar lëshon në ajër 1 ton më shumë virus kur ka këtë variant.

Një tjetër veçori që e bën të përhapet edhe më tej është koha e inkubacionit të virusit.

Studiuesit vunë re se pozitiviteti, pra sëmundja shfaqet mesatarisht pas 4 ditësh nga infektimi, në 2021-shin, krahasuar me 6 ditët mesatarisht për llojet e koronavirusit në 2020-ën. Një njeri me simptoma ka më shumë gjasa të infektojë.