Shëndeti

Pfizer po teston ilaçin që përmirëson jetën e pacientëve me kancer

Pfizer po teston ilaçin që përmirëson jetën e

Një medicament eksperimental mund të jetë zgjidhja që do ndryshonte tërësisht imazhin që vjen në mendje menjëherë kur mendohet dikush që po vuan nga kanceri.

Humbje peshe, muskujsh, lodhje, mungesë dëshirë për t`u ushqyer të gjitha këto bashkë, quhet kaheksia e kancerit.

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, kaheksia e kancerit përkufizohet aktualisht si një humbje prej 5% ose më shumë e peshës trupore gjatë gjashtë muajve të fundit në pacientët me kancer, së bashku me simptoma të tilla si lodhja.

Kjo gjendje është kërcënuese për jetën dhe shpesh shikohet si një kontribues në dështimin e terapisë gjatë kancerit. Shumë pacientë nuk kanë forcën as të marrin trajtimet, për shkak të pafuqisë dhe humbjes së peshës çdo ditë.

Ky medikament synon pikërisht këtë. Rritjen e energjisë, ruajtjen e masës muskulore dhe trupore për të mundësuar përballjen me terapitë ndaj kancerit dhe shpreson sigurisht që përmes kësaj të rrisë edhe jetëgjatësinë e pacientëve.

Pacientët me këtë gjendje, të cilët morën trajtimin e Pfizer panë përmirësime në peshën trupore, masën e muskujve, cilësinë e jetës dhe funksionin fizik. Rezultatet mund të hapin rrugën që ilaçi, një antitrup monoklonal i quajtur ponsegromab, të bëhet trajtimi i parë i aprovuar në SHBA posaçërisht për kaheksinë e kancerit.

Kjo gjendje prek rreth 9 milionë njerëz në mbarë botën dhe 80% e pacientëve me kancer që vuajnë prej saj pritet të vdesin brenda një viti nga diagnoza, sipas Pfizer.

Kompania prezantoi të dhënat të shtunën në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore 2024, një konferencë për kërkimin e kancerit të mbajtur në Barcelonë, Spanjë. Rezultatet u botuan gjithashtu në Neë England Journal of Medicine.

Prova e fazës së dytë ndoqi 187 njerëz me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla, kancer pankreatik ose kancer kolorektal dhe nivele të larta të një nxitësi kyç të kaheksisë të quajtur faktori i diferencimit të rritjes 15, ose GDF-15. Është një proteinë që lidhet me një receptor të caktuar në tru dhe ka një ndikim në oreks.

Pas 12 javësh, pacientët që morën dozën më të lartë të ponsegromabit - 400 miligramë - panë një rritje prej 5.6% në peshë krahasuar me ata që morën një placebo. Pacientët që morën një dozë prej 200 miligramësh ose 100 miligramësh të medikamentit panë një rritje afërsisht 3.5% dhe 2% në peshën trupore, respektivisht, krahasuar me grupin placebo.

Pfizer tha se ilaçi nuk kishte ndonjë efekt anësor domethënës.