Pirja e këtij çaji mund t'ju ndihmojë të digjni dhjamin gjatë gjumit

Kur bëhet fjalë për dhjamin në bark, stërvitjet dhe agjërimi me ndërprerje mund të vijnë në mendje fillimisht.
Por një studim i ri i botuar në revistën Nutrients zbulon se pirja e çajit oolong mund t'ju ndihmojë të digjni dhjamin ndërsa jeni duke fjetur. Më konkretisht, studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni zbuluan se pirja e vetëm dy filxhanëve çaji tradicional kinez çdo ditë rrit proceset e djegies së dhjamit në trup.
"Ashtu si të gjithë çajet, oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë duke rritur rrahjet e zemrës. Sidoqoftë, studimet sugjerojnë që konsumimi i çajit gjithashtu mund të rrisë djegien e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës", tha në një deklaratë autori i studimit, Profesor Kumpei Tokuyama.
Çfarë zbuluan tjetër studiuesit pasi studiuan pjesëmarrësit në këtë studim për dy javë? Çaji oolong i cili nuk konsiderohet plotësisht një çaj jeshil ose i zi, duke pasur parasysh se shfaq karakteristikat e të dyve rrit djegien e yndyrës me 20%.
Një zbulim edhe më mbresëlënës është se efektet pozitive të çajit oolong në trup ishin të qëndrueshme gjatë gjithë natës.
Për më tepër, nuk kishte ndryshime të dukshme në mënyrën e gjumit të asnjërit grup, madje as kohën që u desh që ata të flinin, pavarësisht nga fakti se të dy trajtimet përfshinin kafeinë.
Mungesa e gjumit mund të prishë edhe metabolizmin e energjisë një grup procesesh që trupi përdor për të prishur ushqimin dhe për ta përdorur atë si energji që mund të shkaktojë shtim në peshë me kalimin e kohës. Sidoqoftë, oolong nuk dha ndonjë efekt negativ në gjumin e pjesëmarrësve.
Profesori Tokuyama thotë se ndërsa oolong djeg dhjamin gjatë gjumit mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore, por është e paqartë nëse këto efekte në të vërtetë do të çojnë në humbje të dhjamit për një periudhë të zgjatur kohe.
Artikulli i marrë nga eatthis, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.