Shëndeti

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu

Disa njerëz e kanë për kënaqësi të ndihmojnë të tjerët. Është parimi i altruizmit. Por çfarë ndodh kur ajo bëhet “shumë” e ngutshme, pothuajse një domosdoshmëri, një nevojë që nuk mund të anashkalohet?

Në këto raste kalon në sindromë dhe quhet sindroma e shpëtimtarit.

Çfarë është sindroma e shpëtimtarit?

Siç shpjegon HealthLine, quhet ndryshe edhe 'sindroma e kalorësit të bardhë'. Bëhet fjalë për nevojën e disa njerëzve për të shpëtuar të tjerët duke i zgjidhur problemet e tyre.

Duke qenë një fenomen psikologjik, sindroma e shpëtimtarit nuk është thjesht një qëndrim për të qenë altruist, por më tepër një lloj obsesioni.

Zakonisht “shpëtimtari” ndihet mirë vetëm kur po ndihmon dikë, sepse beson se ky është qëllimi i vetëm në jetë dhe është kaq i përkushtuar për të vënë në lojë të gjitha energjitë e tij.

Shpëtimtarët tërhiqen nga vulnerabiliteti dhe ankthi, veçanërisht nëse kanë përjetuar vetë dhimbje, të cilën e kanë shndërruar në ndjeshmëri të përgjithësuar. Ndonjëherë ata përpiqen të ndryshojnë njerëzit, duke imponuar atë që ata mendojnë se është më e mira për sa i përket karrierës, hobit, stilit të jetesës. Ata besojnë se është gjithmonë e nevojshme të gjendet një zgjidhje, ndoshta e menjëhershme, madje edhe për atë që duhet të përpunohet, si trauma ose humbja e diçkaje të rëndësishme. Bëjnë sakrifica të mëdha përsa u përket emocioneve, kohës, parave. Besojnë se janë të vetmit që mund të zgjidhin një situatë të caktuar. I lënë mënjanë nevojat e tyre për të bërë atë që ata mendojnë se është gjëja e duhur.

Shkaqet dhe origjina e sindromës së shpëtimtarit

Shkaku i sindromës së shpëtimtarit zakonisht gjendet tek njerëzit që ndihen të paaftë për të menaxhuar betejat personale, ose kanë përjetuar trauma të pazgjidhura në të kaluarën. Sipas psikologut Maury Joseph, shpëtimtari beson se, pavarësisht se nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre, ata do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë botën.

Rreziqet dhe pasojat

Përsëri sipas Jozefit, një shpëtimtar, qoftë i frustruar apo i kënaqur me punën, mund të ndihet i lodhur ose bosh.

Nëse vuani nga sindroma e shpëtimtarit, mund të jetë e dobishme të bëni psikoanalizë.