Shëndeti

Po të bëni gargare mund ta vrisni virusin! Studimi më i fund zbulon çfarë ndodh me Covid-19 nëse bëjmë këtë veprim

Po të bëni gargare mund ta vrisni virusin! Studimi më i fund

Solucionet që përdorim për të larë gojën mund të na mbrojnë nga Covid-19, duke e vrarë virusin para se të infektojë qelizat njerëzore.

Koronaviruset i përkasin klasës së viruseve të mbështjella, që do të thotë se janë të mbuluara nga një shtresë yndyrore, që është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se po të bëni gargare mund të shkatërroni shtresën më të lartë ose ‘zarfin' e virusit, duke parandaluar riprodhimin e tij në gojë dhe fyt.

Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e gargares, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë të dhëna klinike për efektivitetin e këtij veprimi.

Udhëheqësja e studimit Valerie O’Donnell, nga Universiteti Cardiff, tha: “Hulumtimet e publikuara tashmë mbi viruse të tjera me mbështjellje, përfshirë koronaviruset, mbështesin drejtpërdrejt idenë që shpëlarja e gojës duhet të konsiderohet si një mënyrë e mundshme për të zvogëluar transmetimin e SARS-CoV-2”.

Por si veprojnë këto solucione?

Po të bëni gargare mund ta vrisni virusin! Studimi më i fund

Sipas studiuesve, përbërësit e këtyre solucioneve përfshirë chlorhexidine, klorur cetylpyridinium, peroksid hidrogjeni dhe povidon-jod, kanë potencial për të parandaluar infeksionin dhe meritojnë "vlerësim klinik".

Në veçanti, këto kimikate prishin membranën e jashtme lipidike, të njohur si ‘zarf lipidik’ i virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19.

Zarfi i lipideve ndihmon disa viruse, duke përfshirë koronaviruset, të lidhen në qelizat e njeriut duke shmangur sistemin imunitar.

Kimikatet e solucioneve për gargare mund të modifikojnë potencialisht aftësinë e virusit për të bashkëvepruar me receptorët në qelizat pritëse.

Zarfi i lipideve nuk ndryshon kur viruset pësojnë mutacion, domethënë larja e gojës mund të funksionojë akoma kundër çdo lloji koronavirusi të ri.

Po të bëni gargare mund ta vrisni virusin! Studimi më i fund

OBSH më parë hodhi poshtë sugjerimin se larja e gojës mund të parandalojë infeksionin nga COVID-19.

"Disa solucione mund të eliminojnë mikrobet e caktuara për disa minuta në pështymën në gojës suaj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju mbrojnë nga infeksioni i vitit./ Burimi The Sun