Shëndeti

Pozitiv me Covid? Cili grup gjaku e kalon më lehtë

Pozitiv me Covid? Cili grup gjaku e kalon më lehtë

Është folur që në fillim të kësaj pandemie se grupi i gjakut ka njëfarë rëndësie në probabilitetin për t`u infektuar nga Covid-19, por ky studim i fundit tregon se si secili grup gjaku reagon ndaj tij.

Subjektet me grup gjaku 0 mendohet se janë më të mbrojtur nga efektet e koronavirusit, ndërsa ata me grupin A kishin më shumë të ngjarë ta përjetojnë në formë më të rëndë.

Studimi më i fundit në rend kronologjik vjen nga Shoqëria Amerikane e Hematologjisë, një tjetër nga Universiteti i Danimarkës Jugore dhe tjetri nga Universiteti i British Columbia. Nga gjithë këto studime rezulton se ka shumë më pak pacientë me grup gjaku 0. Ka një shpjegim logjik për këtë. Shkencëtarët e justifikojnë me praninë e Isoagglutinit në gjak, një antitrup që parandalon virusin të mbetet në trup.

Më pas një studim tjetër me 1,600 pacientë në Itali dhe Spanjë, zbuloi jo vetëm se grupi i gjakut 0 përjeton më pak simptoma, por edhe ata me grupin e gjakut A e kalon më lehtë.

*Burimi Vanity Fair