Shëndeti

Probleme me gjumin? Provoni metodën 4-7-8, e rekomanduar nga ekspertët

Probleme me gjumin? Provoni metodën 4-7-8, e rekomanduar nga ekspertët

Të flesh ose të largosh ankthin nuk është e lehtë në disa raste. Por ekspertët mendojnë se metoda 4-7-8 mund ta lehtësojë mundin.

4-7-8 është një ushtrim relaksimi që përfshin të marrësh frymë për katër sekonda, mbajtjen për shtatë sekonda dhe nxjerrjen për tetë sekonda.

E njohur gjithashtu si "frymëmarrja relaksuese", 4-7-8 ka rrënjë të lashta në pranayama, e cila është praktika joge e rregullimit të frymëmarrjes.

Si ta realizoni:

Mbyllni gojën dhe merrni frymë 4 sekonda nëpërmjet hundës

Mbajeni frymën deri në 7 sekonda.

Nxirreni frymën përmes gojës për 8 sekonda.

Përsëriteni procesin tre herë të tjera.