Problemi që shumë e kanë dhe pak e flasin, pse vuajmë nga kapsllëku kur jemi me pushime
Shumë njerëz, kur largohen nga shtëpia për disa ditë për arsye pune ose pushimesh, përjetojnë të ashtuquajturin "kapsllëk i të udhëtuarit".
Të vuash nga konstipacioni, për disa ditë nuk është një fakt shqetësues, por arsyet që qëndrojnë pas këtij çrregullimi mund të na ndihmojnë të kuptojmë organizmin tonë.
Ndër shkaqet pse shumë nuk janë në gjendje të defekojnë gjatë pushimeve janë ndryshimi i përkohshëm i zonës kohore, ankthi për largimin dhe madje edhe udhëtimet e gjata, veçanërisht me avion: këto ndryshime ndikojnë në zakonet tona dhe tek zorrët.
Procesi i rikthimit të gjendjes normale mund të zgjasë orë ose ditë, në varësi të asaj që është ngrënë dhe gjithashtu nga veçoritë e secilit person, por mund të kushtëzohet edhe nga faktorë të shumtë të jashtëm, sepse zorra është organ rutinor dhe ngrënia e gjërave të ndryshme mund të ndikojnë tek ajo. Duke përjashtuar problemet shëndetësore apo intolerancat, në fakt, njerëzit e kryesojnë këtë proces pak a shumë gjithmonë në të njëjtën orë të ditës.
Për disa njerëz është normale që ta kryejnë disa herë në ditë, ndërsa të tjerët e bëjnë atë mesatarisht 3/4 herë në javë.
Një element në veçanti që favorizon kapsllëkun e udhëtarëve është dehidrimi për shkak të marrjes më të vogël të sasisë së ujit ose djersitjes së shtuar, shpesh për shkak të nxehtësisë së verës. Shpesh në pushime pijmë më pak që të mos ndalemi për të urinuar shpesh, por uji është i rëndësishëm për konsistencën e jashtëqitjes dhe për të lehtësuar kalimin e tij në pjesët e fundit të zorrëve.
Një tjetër element është mungesa e lëvizshmërisë. Në pushime, ndoshta në breg të detit, ne lëvizim më pak dhe ecim pak dhe kjo favorizon kapsllëkun, pasi lëvizja ndihmon që substancat në zorrët tona të përparojnë përgjatë traktit tretës.
Disa këshilla për të shmangur “kapsllëkun e udhëtarit”, sipas Humanitas, janë të pini mjaftueshëm ujë, të bëni aktivitet fizik të rregullt dhe të konsumoni ushqime të pasura me fibra si perime, bishtajore dhe fruta (më mirë nëse hahen me lëvozhgë).