Shëndeti

Pse disa burra janë më agresivë? Studimi zbulon brishtësinë që fshihet pas sjelljeve të tyre

Pse disa burra janë më agresivë? Studimi zbulon

Meshkujt me maskulinitet të brishtë vuajnë nga ankthi, dhe ndjesitë që përjetojnë edhe për shkak të presionit social i bën ata të besojnë se nuk po përmbushin standardet kulturore të burrërisë. Kjo jo vetëm që ndikon në shëndetin e tyre mendor por i bën ata të veprojnë në mënyrë agresive ndaj të tjerëve, kryesisht ndaj grave.

Dy studime nga Universiteti Duke në Britani, me 195 studentë dhe një grup të rastësishëm prej 391 burrash, të moshave 18 deri në 56 vjeç zbuluan se sa më shumë presion social që një mashkull ndjen për të qenë më mashkullor, aq më agresiv e bën atë të sillet me të tjerët.

Autori kryesor i studimit Adam Stanaland tregon: ''Maskuliniteti i brishtë mund të jetë shkak i shumë ngjarjeve të tilla si dhuna ndaj grave, terrorizmi, apo agresoni. Kur burrat e pasigurtë mendojnë se nuk po i respektojnë normat gjinore që sipas tyre duhet të jenë më të rrepta, ata mund të ndjejnë nevojën për të vepruar në mënyrë agresive për të provuar se janë ‘burra’'.

Për të arritur këtë konkluzion meshkujve pjesëmarrës në studim u janë bërë pyetje stereotipike dhe disa lojëra për të kuptuar qetësinë dhe durimin e tyre. Shumë prej tyre kanë treguar se kanë marrë edhe epitete që: Nuk janë burra, në varësi të ndonjë situate.

Studimi tregon se ata që thanë që nuk kanë shqetësim për burrërinë e tyre apo që nuk janë ofenduar për maskulinitetin e tyre nuk u shqetësuan nga pyetjet e sikletshme dhe ishin më të qetë, ndërsa ata më të brishtët reaguan në mënyrë më agresive.

Meshkujt në grupmoshën 18 deri 29 vjeç kishin më shumë gjasa të shfaqnin këto shenja të agresionit.

‘Burrat raportojnë sjellje agresive në të gjitha llojet e fushave. Disa prej tyre përpiqen të provojnë burrërinë e tyre duke qenë agresiv. Dhe është në interesin e të gjithëve ta kuptojnë më mirë këtë fenomen', thotë studiuesi Stanaland.

*Tiranapost.al.