Shëndeti

Pse gjithmonë e më shumë gratë e reja po preken nga kanceri i gjirit?

Pse gjithmonë e më shumë gratë e reja po preken nga kanceri

Një raport i ri tregon për një rritje të dukshme në mesin e grave amerikane nën 50 vjeç të prekura nga kanceri. Ekspertët flasin për disa shkaqe të mundshme. Një prej tyre është se: Rritja e prekjes nga kanceri i gjirit në mesin e pacientëve më të rinj po ndodh pasi incidenca e kancereve të tjera të prekjes në moshë të re - duke përfshirë kancerin kolorektal, të stomakut, veshkave dhe mëlçisë - është gjithashtu në rritje. Pra pacientët po preken sot nga të gjitha llojet e kancereve, më shumë se më parë.

Pacientet e reja në moshë, me kancer gjiri kanë më shumë gjasa se pacientët e moshuar të kenë forma agresive të sëmundjes.

Siobhan Donovan ishte atlete, hante perime, nuk pinte duhan dhe pinte alkool vetëm kur dilte me miqtë. Ajo nuk kishte histori familjare të kancerit. Kur preku një gungë në gjoks afër fundit të shtatzënisë së tretë, ajo dhe mjekët e saj nuk prisnin asgjë serioze.

E kishin gabim. Donovan, e cila ishte 33 vjeç në atë kohë, kishte kancer metastatik të gjirit që ishte përhapur në kockat e saj.

“Isha vërtet në shok”, tha ajo, duke shtuar se në atë kohë ajo nuk e dinte as kuptimin e fjalës “metastazë”.

Ashtu si Donovan, një numër në rritje i grave të reja po diagnostikohen me kancer gjiri, sipas vlerësimeve të reja të publikuara nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Midis 2012 dhe 2021, shkalla e incidencës së kancerit të gjirit në përgjithësi u rrit me rreth 1 përqind çdo vit, ndërsa shkalla e incidencës tek gratë nën moshën 50 vjeç u rrit me rreth 1.4 përqind çdo vit. Pacientet në moshë të re, me kancer gjiri, zakonisht diagnostikuar para moshës 40 vjeçare - kanë më shumë gjasa se pacientët e moshuar të kenë forma agresive të sëmundjes, tha Dr. Ann Partridge, kryetare e përkohshme e onkologjisë mjekësore në Dana.

Gjithsesi, prekja nga kanceri nën moshën 50 vjeç, mbetet më e ulët krahasur me moshat më të mëdha.

Në vitin 2024, kishte pak më pak se 51,000 raste të reja të kancerit të gjirit tek gratë nën 50 vjeç, krahasuar me rreth 260,000 raste midis grave 50 vjeç e lart, sipas statistikave të Shoqatës Amerikane të Kancerit.