Shëndeti

Pse gratë nën 35 vjeç janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit?

Pse gratë nën 35 vjeç janë më të rrezikuara nga

Nuk bëhet fjalë këtu për gratë që nuk janë diagnostikuar. Pra nuk ka ndonjë lidhje mosha e tyre me të prekurin nga kjo sëmundje. Ajo që ka lidhje është përhapja. Pra gratë nën 35 vjeç, nëse preken nga kanceri i gjirit, përballen me një rrezik më të lartë, pasi sëmundja ka më shumë gjasa të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Ky është rezultati i një studimi të bërë së fundmi.

Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit, me 2.3 milionë njerëz të diagnostikuar çdo vit. Shkalla e mbijetesës është përgjithësisht e mirë, gjë që është lidhet kryesisht me ekzaminimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e përmirësuar.

Megjithatë, deri më tani, pak dihet për rrezikun e kancerit dytësor të gjirit, pra kur sëmundja përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe bëhet e pashërueshme.

Një meta analizë e më shumë se 400 studimeve ka zbuluar se rreziku i përhapjes së kancerit të gjirit në një pjesë tjetër të trupit varion nga 6% në 22%. Rezultatet e studimit po prezantohen në Konferencën e gjashtë Ndërkombëtare të Konsensusit për Kancerin e Përparuar të Gjirit.

Rreth 1 mijë gra në Mbretërinë e Bashkuar vdesin çdo muaj nga kanceri i pashërueshëm, sekondar i gjirit.

Të dhënat tregojnë se personat e diagnostikuar me kancer primar të gjirit nën moshën 35 vjeç kanë shanset më të mëdha për të zhvilluar kancer dytësor të gjirit. Studimi gjithashtu thekson se madhësia e tumorit, lloji i kancerit të gjirit dhe koha kur është bërë diagnoza e parë mund të ndikojnë në rrezikun e një personi.

Kanceri sekondar i gjirit mund të zhvillohet shumë vite pas një diagnoze fillestare të kancerit, prandaj është jetike që ta njihet më mirë dhe të gjenden mënyra të reja për ta parandaluar atë.

Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat për dhjetëra mijëra gra në më shumë se 400 studime nga Amerika Veriore dhe Jugore, Evropa, Afrika, Azia dhe Oqeania.

Për shembull, gratë e diagnostikuara për herë të parë nën moshën 35 vjeç kanë një rrezik prej 12.7% deri në 38% që kanceri i gjirit të rikthehet dhe të përhapet në pjesë të tjera të trupit, ndërsa gratë e moshës 50 vjeç e lart kanë një rrezik prej 3.7% deri në 28.6% për të lëshuar metastaza.

Si shpjegohet kjo?

Kjo mund të jetë për shkak se gratë më të reja kanë një formë më agresive të kancerit të gjirit ose sepse ato diagnostikohe në një fazë të mëvonshme.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë me lloje specifike të kancerit të gjirit duket se kanë një rrezik më të lartë të përhapjes së tij, për shembull ato me një lloj kanceri të quajtur ‘luminal B’.

Ato që kanë këtë formë janë në një rrezik prej 4.2% deri në 35.5% për të pasur metastaza krahasuar me 2.3% deri në 11.8% të grave të diagnostikuara me kancer ‘luminal A’.