Është goxha e çuditshme kur jemi në publik dhe papritmas ndiejmë se syri ynë ka filluar të dridhet dhe që të gjithë mund ta shikojnë. Në fakt, kemi një lajm të mirë për ju, pasi ato spazma janë aq minimale sa që të tjerët nuk i vërejnë ato dhe zakonisht nuk përbëjnë as ndonjë kërcënim për shëndetin tuaj. Megjithatë, ato janë mjaft të bezdisshme. Përse ndodhin?
Spazmat e pavullnetshme të syrit quhen miokimi dhe më së shumti ndodhin në kapakun e sipërm. Janë plotësisht të paparashikueshme dhe zakonisht zgjasin nga disa sekonda në disa minuta. Në raste të rralla, ato madje mund të zgjasin deri në një muaj të tërë. Nuk ka dhimbje dhe zakonisht kalon vetë, kështu që nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Sidoqoftë, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse po përjetoni simptomat e mëposhtme:
Qepalla juaj mbyllet plotësisht gjatë një dridhjeje.
Spazmat fillojnë të ndikojnë në pjesën tjetër të fytyrës tuaj.
Një dridhje e syve zgjat për disa javë.
Qepalla juaj duket e varur.
Çfarë saktësisht shkakton dridhje të syve tanë dhe mënyra për ta parandaluar atë
Qëndrimi për një kohë të gjatë para ekranit, çfarë qoftë ai.
Mungesa e gjumit
Stresi
Dieta e varfër ushqimore
Kafeina e tepërt
Alergjitë
Si ta ndalosh?
Vendosni një kompresë të ngrohtë të lagur me ujë. Sapo të ftohet vendoseni prapë në ujin e ngrohtë dhe menjëherë tek syri.
Shtrëngojini sytë fort
Masazho lehtë me dorë pjesën e poshtme të syrit.
*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al