Shëndeti

Pse na rrjedh pështymë nga goja teksa flemë?

Pse na rrjedh pështymë nga goja teksa flemë?

Me siguri edhe ty të ka ndodhur që teksa fle të zgjohesh i trembur sepse po të rrjedh pështymë nga goja. U ndodh të gjithëve dhe është diçka normale deri në momentin që bëhet e shpeshtë. Në këtë rast është shenjë e një mosfunksionimi në trup.

Pse ndodh?

Teksa flemë, muskujt e fytyrës dhe reflekset e gëlltitjes janë plotësisht të relaksuar. Grumbullimi i pështymës në gojë bën që të dalë lirshëm, sidomos nëse flemë me gojën hapur.

Nëse kjo ndodh shpesh, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje neurologjike ose kongjestionit në hundë. Edhe njerëzit me tendencë të lartë për të pësuar goditje në tru e përjetojnë këtë gjendje vazhdimisht.

Si ta reduktosh?

Pasto sinuset

Një dush i ngrohtë do të t`i pastronte e hapte menjëherë kanalet e hundës.

Ndrysho pozicionin e fjetjes

Përmbys nuk është pozicioni i favorshëm për ta reduktuar. Duhet të flesh drejt që pështyma e grumbulluar të ndjekë rrugën e zakonshme.

Kontrollohuni se mos vuani nga apnea e gjumit

Ulni ca kilogramë

*Burimi Bright Side