Shëndeti

Pse nuk duhet ta bësh testin e antitrupave menjëherë pas vaksinës së Covid

Pse nuk duhet ta bësh testin e antitrupave menjëherë pas

Miliona njerëz janë vaksinuar në gjithë botën. Edhe në Shqipëri vaksinimi po ecën. Kufizimet janë lehtësuar dhe priten lehtësira për të shijuar sezonin veror. Tani më shumë se asnjëherë njerëzit po kërkojnë të vaksinohen për ta pasur më të lehtë lëvizjen.

Megjithatë, shumë njerëz, ata më skeptikët, duan ta lexojnë të zezë mbi të bardhë se sa antitrupa kanë. Kujdes!

Testet e antitrupave nuk japin një pamje të plotë të situatës. Dr. Jesse Goodman nuk i rekomandon. Ai shprehet se nëse je vaksinuar, do kesh patjetër antitrupa. Edhe sikur, një test i tillë nuk duhet bërë menjëherë pas vaksinimin, pasi antitrupat kërkojnë 7 deri në 11 ditë kohë të shfaqen.

Një tjetër detaj është serologjiku. Ky test antitrupash nuk shërben për të zbuluar ato artificialet të fituara nga vaksina. Ai zbulon vetëm antitrupat natyrale.

Ka një tjetër lloj analize që shërben për këtë qëllim dhe që po, bëhet edhe në Tiranë.

*Artikulli i pbs.org u përshtat në shqip nga Tiranapost.al