Shëndeti

Psikoterapisti Demi: Vala e shëndetit mendor fillon pak më vonë se ajo e virusit

Psikoterapisti Demi: Vala e shëndetit mendor fillon pak më vonë

Pandemia e koronavirusit duket se po dobësohet, megjithatë pasojat do të jenë afatgjata. Jo vetëm në ekonomi por edhe në shëndetin mendor. Psikoterapisti Neli Demi ka treguar se kjo ka qenë një periudhë mjaft e vështirë, ndërsa pasojat e shëndetit mendor do të jenë pak më të vona se ato ekonomike.

Psikoterapisti Neli Demi: 

 “Ka pritshmëri mbi nivelin e shtuar të problemeve psikologjike. Vala e shëndetit mendor fillon pak më vonë se ajo e virusit. Individi ka një përparësi evolucionare për tu marrë me mbijetesën, pasi ky rrezik kalon bie në kontakt me efektet e traumës. Kjo ka qenë një traumë me komponentë nga më të ndryshmit. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë dhe do ketë edhe pasojat e veta.

Edhe pse mund të mos jetë shumë e dukshme frika ka qenë. Edhe individë që mund ta kenë marrë më me lehtësi në subkoshiencën e tyre kanë qenë të frikësuar nga infektimi, humbja e të ardhurave. Pritet që kjo përpjekje e brendshme për një kohë të gjatë të japë efekte të caktuara.

Kjo është një situatë e vështirë për tu menaxhuar në mënyrë individuale. Por mënyra si menaxhohet varet shumë nga botëkuptimi i një shoqëria, nga kultura demokratike e një shoqërie”.

Intervista e psikoterapistit Demi për Enkel Demin në ABC News.