Shëndeti

Pyetja që të rriturit nuk duhet t’ua bëjnë fëmijëve dhe si duhet të reagojnë prindërit sa herë të ndodhë

Pyetja që të rriturit nuk duhet t’ua bëjnë

Pyetja që u bëhet më shpesh fëmijëve nga miq apo të afërm të prindërve të tyre është: Si je me mësimet? Je nxënës i mirë ti? Por sipas pediatres dhe psikologes për fëmijët, Lira Gjika kjo pyetje u shkakton atyre pasiguri, aq më tepër kur prindërit e tyre hedhin. Psikologia thotë se fëmijët në këto situata ndihen të braktisur dhe u prek kënqësinë e të mësuarit.

Nga programi i Rudina Magjistarit, ku u pyet lidhur me këtë situatë, ajo tha:

“Fëmija ka kënaqësi të mësojë gjëra të reja, por për fat të keq me këto ndërhyrjet tona nuk i bëjmë shkollën të bukur që fëmija të shkojë me atë që do mësojë një gjë të re. Asnjëri nuk e pyet fëmijën se çfarë gjë të re mësove sot në shkollë dhe asnjëherë nuk i thonë fëmijës e shikon sa punë të bukur ke bërë, kur hyre në shkollë nuk dije asnjë gërmë dhe tani i di gjithë gërmat”.

Pediatrja këshillon që kjo pyetje të shmanget, por edhe në rastet kur bëhet prindi duhet t‘i vendosë dorën në sup dhe t’i thotë që: Fëmija im më nderon, është i zoti dhe mëson çdo ditë gjëra të reja. Duke i vënë dorën në sup i tregon që ai të mos ketë frikë, është me mamin, me babin, gjyshen apo gjyshin. Ne këto gjëra të buta, fine, kemi vështirë t’i bëjmë. Fëmijën ta pyesim rreth gjërave të reja që ka mësuar, gjithmonë duke i treguar edhe ne për veten kur kemi qenë më moshën e tij.

*Tiranapost.al.