Shëndeti

Qentë po përgatiten që të zbulojnë të infektuarit

Qentë po përgatiten që të zbulojnë të infektuarit

Gjermania po zhvillon një projekt sipas të cilit qentë do përgatiten të identifikojnë të infektuarit me COVID-19. Testimi i parë ka nisur me 10 qen që i përkasin ushtrisë gjermane.

Ata janë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Dihet se këta qen nuhasin drogën, por jo vetëm. Ata kanë aftësinë të zbulojnë nëse dikush ka nivele të ulëta të sheqerit në gjak apo kancer.

Pikërisht mbi këtë bazë po pretendohet që të identifikojnë edhe koronavirusin përmes pështymës.

Edhe në vende të tjera si Britani, Finlandë apo SHBA qentë po trajnohen për të nuhatur këtë virus, por jo vetëm përmes pështymës, edhe përmes urinës dhe djersës. Deri tani, rezultatet kanë qenë inkurajuese për të vazhduar.

*Burimi https://www.dw.com/