Shëndeti

Qepët e Meksikës përhapin Salmonelën në 37 shtete

Qepët e Meksikës përhapin Salmonelën në 37 shtete

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po u kërkojnë njerëzve të kontrollojnë qepët e tyre pasi një shpërthim i salmonelës ka infektuar më shumë se 650 njerëz.

Qepët e kuqe, të bardha dhe të verdha të importuara nga Chihuahua, Meksikë, kanë shtuar në botë alarmin. Janë shpërndarë nëpër gjithë dyqanet ushqimore dhe restorantet në SHBA.

Kompania i importoi qepët e infektuara që më 27 gusht, por ato jetojnë gjatë kështu që shumë njerëz dhe biznese duhet t`i kenë ende.

Sipas CDC, rastet e para të lidhura me qepët e kontaminuara filluan të shfaqen më 1 shtator.

Teksasi, Oklahoma, Virxhinia, Maryland dhe Illinois kishin numrin më të lartë të rasteve të infektuara. Shtetet e tjera që raportuan raste ishin Kalifornia, Oregon, Dakota e Jugut dhe e Veriut, Utah, Kolorado, Nju Meksiko, Nebraska, Kansas, Misuri, Arkansas, Minesota, Ioëa, Ëisconsin, Luiziana, Misisipi, Alabama, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe e Jugut, Florida, Kentucky, Indiana, Michigan, Ohio, Ëest Virginia, Pennsylvania, Neë Jersey, Connecticut, Massachusetts dhe Nju Jork.

Për fat të mirë askush nuk ka vdekur, por 129 persona janë shtruar në spital si pasojë e shpërthimit.

Shumica e njerëzve të infektuar me salmonelë kanë simptoma si diarre, ethe dhe ngërçe në stomak, brenda gjashtë orëve deri në gjashtë ditë nga ekspozimi ndaj baktereve. Sëmundja zakonisht zgjat katër deri në shtatë ditë dhe shumica e njerëzve shërohen pa trajtim.

Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët kanë më shumë gjasa të kenë reagime të rënda.