Shëndeti

Rudina Xhunga: Nënat na mësuan "Mbuloje gjoksin", por ja çfarë harruan

Rudina Xhunga: Nënat na mësuan "Mbuloje gjoksin", por ja

Përpara grave dhe vajzave, në një nga takimet e fushatës sensibilizuese të Tetorit Rozë, Rudina Xhunga ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për mbrojtjen ndaj kancerit të gjirit.

E veshur me një kostum monokrom, rozë pastel, Rudina kujton fjalinë që çdo vajzë adoloeshente dëgjon nga nëna nëpër shtëpi: Mbulo gjoksin! Një fjali që e trajton gjirin vetëm në aspektin e tërheqjes dhe seksualitetit, duke harruar shëndetin. Po sikur "Mbulo gjoksin" të zëvendësohet me "Mbro gjoksin"?


"Gjithë jetën na kanë mësuar mbulohu, mbulo gjoksin. Kështu na kanë mësuar mamatë.

Mbulo gjoksin, zbulo gjoksin, por nuk na kanë mësuar një gjë bazë.

Kontrollo gjoksin! Mbro gjoksin!

Kjo është kryesorja, duke mbrojtur dhe kontrolluar gjoksin tënd, t'i parandalon një kalvar pafund, nga ato ku jo gjithmonë ka dritë në fund të tunelit. Sot dua të pyes, vajza,

gra, mjekë dhe Ministren e Shëndetësisë që ka organizuar një nga fushatat më të zëshme që kam ndjekur së fundmi, për të kuptuar si mund të ndihmojmë njëra-tjetrën duke u kthyer në zile alarmi, që të zgjojmë vëmendjen tonë.

Kontrollo gjoksin!

Unë jame sigurt se dhe këtu në sallë, ka gra dhe vajza që janë bërë vonë për këtë kontroll, edhe pse i kanë të gjithë mundësitë. Nuk jetojnë në asnjë fshat të Republikës, ku është më e vështirë dhe duhet të vijë tetori. Por kanë pasur

një punë, mamaja sëmurë, fëmija para adoleshente, dhe vonohesh për të bērë kontrollin e gjoksit tënd. Ajo zonja që unë njoh, me sytë aq të bukur, ishte një vit vonë kur shkoi të bënte kontrollin. Ajo thotë që shpëtova, por ishte një vit vonë. Vetëm për shkak të projektit që duhet ta përfundonte në kohë.

Por a ia vlen para jetës?", thotë Rudina Xhunga.