Shëndeti

Sa orë gjumë të duhen vërtet dhe a fle si delfini? Disa këshilla nga psikologia

Sa orë gjumë të duhen vërtet dhe a fle si delfini? Disa

Dana McMakin, profesoreshë e Psikologjisë në Florida:

Ashtu si ngrënia, pirja ose frymëmarrja, gjumi është një pjesë thelbësore e jetës. Në fakt, të gjitha kafshët flenë, me disa variacione interesante.

Një delfin fle me një sy të hapur dhe vetëm gjysma e trurit të tij fle me të. Kjo sepse delfinët duhet të jenë pjesërisht të vetëdijshëm për të marrë frymë ndërsa janë në ujë. Zebrat ndonjëherë flenë në këmbë në rast se kanë nevojë të zgjohen dhe t'i shpëtojnë shpejt një grabitqari. Lakuriqët e natës flenë me kokë poshtë.

Kur dikush është në gjumë, mund të duket sikur ata janë siç themi ne ‘të fikur’. Por kjo nuk është e vërtetë. Truri dhe trupi juaj janë aktivë dhe bëjnë gjëra të rëndësishme gjatë gjumit, si organizimi i qelizave nervore, rregullimi i hormoneve, riparimi i qelizave dhe pastrimi i toksinave.

Truri juaj është veçanërisht i zënë, duke ju ndihmuar të bëni shumë gjëra gjatë gjumit. Ndër të tjera, përpunon kujtimet, kalon nëpër një fazë depërtimi krijues dhe mëson aftësi të reja. Gjumi ju ndihmon të mësoni, të rriteni etj, dhe të gjitha këto procese marrin kohë.

Kjo është arsyeja pse foshnjave u duhet 14 deri në 17 orë gjumë në ditë për tre muajt e parë të jetës së tyre, të sapolindurit janë më shumë në gjumë sesa zgjuar.

Shumica e fëmijëve të moshës shkollore kanë nevojë për rreth tetë deri në dhjetë orë gjumë. Adoleshentët mund të synojnë për nëntë orë, gjë që u duhet edhe disa të rriturve. Por shtatë ose tetë orë janë të mjaftueshme për të rriturit e tjerë.

Është e rëndësishme të bëni jo vetëm gjumë të mjaftueshëm, por edhe gjumë me cilësi të mirë. Dhe duhet të përpiqeni të flini në një orar të rregullt, të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavave.

Një gjumë i mirë mund t'ju ndihmojë për përformancë të mirë në shkollë, në punë dhe në sport. Gjumi mund të ndihmojë gjithashtu me shpejtësinë dhe kujtesën, të cilat mund t'ju ndihmojnë me gjëra të tilla si të kënduarit ose të luajturit në një instrument muzikor.

Gjumi i mirë ju ndihmon të dukeni dhe të ndiheni të freskët. Kur njerëzve u kërkohet të vlerësojnë se sa tërheqës është dikush, ata priren të vlerësojnë njerëzit më të qetë si më tërheqës, dhe më tërheqësit rezultojnë ata që bëjnë një gjumë të mirë dhe të rregullt.

Ora e mjaftueshme e gjumit dhe me cilësi të mirë mund t'ju ndihmojë të përballoni stresin dhe të kaloni më mirë me miqtë tuaj.

Nëse, si shumë njerëz, luftoni se nuk flini gjumë mjaftueshëm apo mirë, ka edhe kjo një zgjidhje. Duhet të vendosni një orar dhe të përpiqeni t'i përmbaheni çdo ditë atij orari kur shtriheni për të fjetur. Mund të vendosni alarm për tu kujtuar se kur është koha për të shkuar në shtrat.

Përdorni rutinë pushimi për një orë para gjumit, për t'u përqëndruar dhe për tu relaksuar. Ju mund të përfshini leximin e një libri apo të kujtoni ngjarjet më të mira të ditës. Fundja mund të sjellësh ndër mend kujtime të bukura.

Mundohuni të shmangni filma ose libra të frikshëm apo të përfshiheni në debate pak para gjumit. Në mëngjes, mendoni për diçka që mezi po e prisni dhe gjeni një pozicion të shtratit që t’ju bjerë dielli në mëngjes. Kjo i bën të ditur trurit tuaj se është koha të zgjoheni.

Ashtu si të qenit i aftë fizikisht dhe konsumimi i ushqimeve me një dietë të ekuilibruar, gjumi i mirë dhe i rregullt është një zakon që duhet patjetër të investosh: Është në fakt një investim për një jetë të tërë tuajën!

Sa orë gjumë të duhen vërtet dhe a fle si delfini? Disa

*Tiranapost.al.