Shëndeti

Sa shpesh duhet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve?

Edhe nëse furça juaj duket sikur është në një gjendje të mirë, mund të ketë nevojë të zëvendësohet. Përveç faktit se duken më pak të reja përshkak të përdorimit të përditshëm, fijet e saj bëhen më pak efektive me kalimin e kohës.

Jo vetëm kaq, por një furçë dhëmbësh e cila është përdorur për një kohë të gjatë përmban baktere dhe myk, të cilët dëmtojnë dhëmbët.

Por, sa shpesh duhet ta ndryshojmë furçën e dhëmbëve?

"Në mënyrë ideale, ju duhet të zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo tre deri në gjashtë muaj," thotë dentistja Dr Amanda Leëis.

Nëse kjo tingëllon shumë, mbani mend: "Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin e njeriut, kështu që kur përdorni furçën tuaj të dhëmbëve çdo ditë, ajo konsumon fibrat prej të cilave janë bërë," shpjegon ajo. Sapo prishen, efektiviteti i tyre zvogëlohet, gjë që mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve, erës së keqe të gojës dhe problemeve të tjera të shëndetit oral.

Pastaj është faktori i baktereve. Ndërsa çdo gjë mund dhe do të mbledhë baktere, furça juaj e dhëmbëve është një pjatë e vërtetë Petri( përdoret në laboratore). "Kur një furçë dhëmbësh nuk i jepet kohë për t'u tharë, ajo mund të tërheqë grimca në ajër që fillojnë të strehojnë dhe rritin një koloni të baktereve të dëmshme," thotë dentistja Mariya Malin.

Për të mos përmendur, nëse furça juaj e dhëmbëve mbahet pranë një tualeti, ajo gjithashtu mund të vijë në kontakt me baktere si E. coli. Um, yuck, që janë të rrezikshëm.

Tiranapost.al