Sharon Osbourne po heq dorë nga Ozempic pasi humbi 19 kilogramë

Sharon Osbourne është një nga shumë të famshëm që ka ndarë publikisht përvojën e saj duke marrë Ozempic për humbje peshe. Megjithatë, prezantuesja e The Talk UK, 70 vjeç, tregoi se po heq dorë nga përdorimi i këtij medikamenti pasi ka humbur 19 kilogramë.
Ozempic është një ilaç që jepet me recetë i miratuar nga FDA për njerëzit me diabet të tipit 2. Funksioni i Ozempic është se ndikon në tru duke dhënë sinjale ngopjeje. Në Hollivud, por jo vetëm, edhe në Shqipëri, Ozempic është kthyer në tendencë dobësimi. Përdorimi i tij i gjerë për këtë qëllim ka sjellë edhe mungesë në treg për njerëzit që janë të sëmurë nga diabeti.
Cilat janë efektet anësore të Ozempic?
Marrë një herë në javë me injeksion në kofshë, stomak ose krah, Ozempic vjen me efekte anësore të zakonshme si nauze dhe diarre, dhe ndonjëherë të vjella ose kapsllëk.
Çfarë ndodh kur ndaloni marrjen e Ozempic?
Edhe pse Osbourne humbi peshë me sukses, ajo vendosi të hiqte dorë nga Ozempic. Një studim në Journal of Pharmacology and Therapeutics zbuloi se shumica e njerëzve që marrin semaglutide e fitojnë pjesën më të madhe të peshës brenda një viti pas ndërprerjes së mjekimit, gjë që mund të jetë e vështirë për t'u kontrolluar.