Shëndeti

Shenjat që tregojnë se truri juaj po dëmtohet duke ngrënë bukë

Shenjat që tregojnë se truri juaj po dëmtohet duke

Marramendja, ngathtësia, humbja e ekuilibrit dhe rrëzimi. Të gjitha këto janë simptoma shqetësuese por të pranishme tek miliona britanikë. Shkaku i këtyre simptomave nuk është i lehtë për tu kapur, duke pasur parasysh sëmundje të tilla si kanceri, ose goditja në tru, luhatjet e presionit të gjakut dhe infeksionet.

Por a mund të jetë shkaku i vërtetë tek ushqimi? Përgjigja është po.

Sipas mjekëve britanikë shenja të tilla mund të vijnë për shkak të një reagimi çuditërisht të zakonshëm ndaj glutenit, një proteinë që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat.

Kjo gjendje quhet ndryshe ataksia e Glutenit e cila ndodh për arsye që në fakt mbeten ende të paqarta, por deri më tani dihet që sistemi imunitar përgjigjet keq ndaj glutenit në ushqim dhe sulmon kështu pjesë të trurit.

Në raste të rënda, pacientët mund të pësojnë simptoma të ngjashme me goditjen në tru duke përjetuar vështirësi në të folur, ecje dhe madje edhe paralizë.

Për shkak të simptomave të forta shumë mjekë nuk u rekomandojnë pacientëve trajtim të thjeshtë dhe efektiv: Një dietë pa gluten, duke menduar se mund të kenë një sëmundje tjetër.

Nëse pikaset herët, ndërprerja e ushqimeve që përmbajnë gluten mund të zhdukë simptomat. Por nëse lihet e patrajtuar, në raste të rënda mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të trurit, duke çuar në paaftësi gjatë gjithë jetës.

Neurologët në Spitalin Sheffield në Britani kanë zhvilluar një test të thjeshtë gjaku që ofron një diagnozë brenda disa minutash. Testi sheh proteinat në gjak të çliruara nga sistemi imunitar i të sëmurëve pasi të hanë ushqimin që përmban gluten. Ataksia e glutenit është e lidhur ngushtë me sëmundjen celiake, sëmundja e lidhur me glutenin që prek të paktën 600,000 britanikë dhe shkakton inflamacion të dhimbshëm në zorrë.

Shenjat që tregojnë se truri juaj po dëmtohet duke

Pacientët celiakë kanë 16 herë më shumë gjasa sesa individët e shëndetshëm të zhvillojnë ataksi gluteni, dhe mendohet se dy problemet shkaktohen nga i njëjti ‘gabim gjenetik’.

Testi i quajtur TG6, është përdorur në Sheffield dhe së shpejti mund të jetë i disponueshëm në të gjithë NHS-në. Funksionon duke identifikuar anti-transglutaminase-6, një antitrup i shkaktuar në përgjigje të glutenit, në qarkullimin e gjakut.

Pacientët që shfaqin simptoma të rënda të ataksisë së glutenit shpesh kanë nivele të larta të anti-transglutaminase-6 në gjakun e tyre dhe, ndërsa kërkimi është ende në vazhdim shkencëtarët besojnë se antitrupi që hyn në tru dhe sulmon cerebellumin mund të jetë një nga shkaqet kryesore të sëmundjes.

Ekspertët thonë se është jetësore, nëse pacientët dyshojnë se vuajnë nga ataksia e glutenit, që ata të mos e heqin glutenin nga dieta e tyre pa folur më parë me një mjek, pasi mos ngrënia e glutenit mund të çojë në rezultate false të testit.

Nëse ndërpritet gluteni para testit, trupi nuk prodhon kimikate që ndihmojnë në evidentimin e problemit.

*Daily Mail, Tiranapost.al.