Shëndeti

Shenjën se jeni prekur nga koronavirusi mund ta dalloni tek sytë

Shenjën se jeni prekur nga koronavirusi mund ta dalloni tek sytë

Sytë e kuq mund të jenë një shenjë treguese e koronavirusit, paralajmëron një infermiere që trajton pacientët me Covid-19.

Ndërsa shenjat më dalluese janë temperaturat e larta dhe kolla e thatë, mes pacientëve ka pasur një tjetër të përbashkët, sy të kuq, sikur kishin një reaksion alergjik.

Shenjën se jeni prekur nga koronavirusi mund ta dalloni tek sytë

Chelsey Earnest tha për CNN se, sytë ishin shenja më e rëndësishme mes pacientëve me Covid-19.

“Është diçka për të cilën kam qenë dëshmitare tek të gjithë pacientët. Është sikur kanë të gjithë alergji. Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe. Por është më shumë sikur kanë një nuancë të kuqe në pjesën e jashtme të syrit.

Shenjën se jeni prekur nga koronavirusi mund ta dalloni tek sytë

Po kjo simptomë nuk do të thotë domosdoshmërish që jeni të infektuar, pasi mund të keni sëmundje që ngatërrohen me virusin, si grupi i zakonshëm./ Burimi The Sun