Shëndeti

Shërohen dy pacientët e parë me HIV, pa bërë transplant

Shërohen dy pacientët e parë me HIV, pa bërë transplant

Ngjarja është historike përsa i përket shëndetit publik dhe mjekësisë. Një burrë 34 vjeç nga Brazili është kuruar me një përbërje medikamentesh dhe pa iu nënshtruar transplantit të palcës kurrizore, ia doli ta zhdukte virusin nga trupi.

Ai ishte pjesë e një eksperimenti mjekësor me dy pacientë, njëri i ashtuquajtur “Berlin” dhe tjetri “London”.

Ekipi i punës është entuziast dhe mendon se është pranë kurimit dhe shërimit të pacientit të tretë.

Si pjesë e studimit, pacientëve iu dhanë disa medikamente të fuqishme antivirale, përfshirë maraviroc dhe dolutegravir. Prej 57 ditësh u janë ndërprerë trajtimet me medikamentet e përhershme kundër HIV dhe pacientët jo vetëm që po mbijetojnë, por në disa teste radhazi kanë rezultuar negativ ndaj HIV.

*Burimi Japan Today