Shëndeti

Shkaqet dhe simptomat e tensionit të ulët, a është problematik për shëndetin?

Shkaqet dhe simptomat e tensionit të ulët, a është

Tensioni normal është 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet normal dhe i shëndetshëm, por kur bie më poshtë do të thotë se një person vuan nga tensioni i ulët i gjakut.

Tensioni i ulët është një gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet me emrin Hypotension. Por çfarë e shkakton atë?

Disa nga shkaqet që shkaktojnë tension të ulët të gjakut janë:

Inflamacioni i organeve mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut, pankreatiti akut është një shkak.

Medikamente të caktuara shaktojnë ulje të tensionit të gjakut.

Problemet neurologjike. Çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet si çrregullim neurologjik dhe përgjithësisht këto çrregullime shkaktojnë tension të ulët.

Çrregullimet hormonale

Sëmundjet e zemrës në disa raste shkaktojnë tension të ulët dhe në disa raste tension të lartë të gjakut.

Shtatëzania është po ashtu një nga shkaqet e tensionit të ulët.

Për disa njerëz, presioni i ulët i gjakut sinjalizon një problem të rëndë, veçanërisht kur bie papritur ose shoqërohet me shenja dhe simptoma të tilla si, marrje mendsh, humbje ndjenjash, shikim i turbullt, të përziera ose të vjella, lodhje, vështirësi në frymëmarrje apo mungesë përqendrimi.

Hipotensioni ekstrem mund të rezultojë edhe në gjendje të rrezikshme për jetën. Një rënie e papritur e tensionit të gjakut mund të jetë e rrezikshme. Një ndryshim i vetëm 20 mm Hg për shembull kur numri sistolik bie nga 110 në 90 mm Hg, mund të shkaktojë marramendje dhe të fikët pasi truri nuk arrin të marrë një furnizim në kohë të gjakut. Këto mund të shkaktohen nga gjakderdhja e pakontrolluar, infeksione të rënda ose reaksione alergjike, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën.

Trajtimi varet nga shkaqet, por nëse hasni tension të ulët të gjakut këshillohet konsumi i ujit për parandalimin e dehidratimit, reduktimi i alkoolit, i cili shkakton dehidratim, po ashtu duhet të mbani veshur çorape të ngushta të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Artikulli i marrë nga Health, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.