Shëndeti

Shkencëtarët australianë zbulojnë si e lufton koronavirusin sistemi ynë imunitar dhe katër qelizat që aktivizohen

Shkencëtarët australianë zbulojnë si e lufton koronavirusin

Shkencëtarët në Australi thonë se kanë zbuluar se si sistemi imunitar i trupit të njeriut lufton virusin Covid-19. Në studimin e publikuar në revistën Nature Medicinë, tregohet se si njerëzit po shërohen nga virusi Covid-19 njëjtë si me gripin. Dhe aktiviteti i qelizave imune në momentin kur trupit i futet një virus i tillë mund të ndihmojë në krijimin e vaksinës.

Katherin Kedzierska, e cila është bashkëautore e studimit thotë: Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë që zbulojmë se si sistemi ynë imunitar e lufton koronavirusin e ri.

SHumë njerëz janë shëruar nga virusi i ri që do të thotë se sistemi ynë imunitar e lufton edhe vetë me sukses virusin. Për herë të parë u identifikuan katër lloje të qelizave imune të cilat u aktivizuan më shumë se të tjerat për të luftuar Covid-19.

Shkencëtarët australianë zbulojnë si e lufton koronavirusin

Sutdimi u krye tek një pacient në gjendje të moderuar nga koronavirusi, që nuk kanë pasur pasur komplikacione shëndetësore të mëparshme. Mes tyre është një grua 47 vjeçe nga Wuhani i Kinës e cila u shtrua në një spital në Australi dhe u shërua brenda 14 ditëve. Kedzierska thotë se ekipi i saj kishte ekzaminuar fuqinë e përgjigjes imune tek pacientja.

Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, 4 qelizat specifike u identifikuan në venat e gjakut. Tek pacientët me grip, të njëjtat qeliza shfaqen në kohën pak para shërimit.

Për të zbuluar këtë shkencëtarët punuan pa pushim për katër javë, për të kapur aktivizimin e qelizave imune dhe shfaqjen e tyre para shërimit.

Kjo mund të parashikojë gjithashtu edhe aktivitetin e virusit dhe në cilën gjendje është pacienti.

Hapi tjetër që shkencëtarët duhet të zbulojnë është se pse reagimi imunitar ishte më i dobët tek rastet më të rënda ose çfarë mungese kanë në trup pacientët që nuk e mposhtën dot virusin dhe ndërruan jetë.

Shkencëtarët australianë zbulojnë si e lufton koronavirusin

Miliarderi kinez Jack Ma dhe qeveria australiane kanë dhënë fonde shtesë që shkencëtarët të vazhdojnë me studimin dhe të nxjerrin një vaksinë nga kjo qendër.