Shkencëtarët zbulojnë një virus të ri që fshihet te lakuriqët
E Enjte 24 Nëntor 2022, 11:02
TiranaPost
Shkencëtarët kanë zbuluar një virus të ri që fshihet te lakuriqët e natës. Virusi Kiwira- një hantavirus - është gjetur në lakuriqët e natës në Tanzani dhe Republikën e Kongos.
Aktualisht nuk ka asnjë provë që të tregojë se virusi mund të përbëjë një kërcënim për njerëzit, por studiuesit po kryejnë studime pasuese.
Hantaviruset zakonisht gjenden te brejtësit dhe përhapen te njerëzit përmes kontaktit me kafshët e infektuara.
Grupi i viruseve mund të shkaktojë simptoma të lehta të sëmundjes të ngjashme me gripin, por edhe gjakderdhje dhe dështim të veshkave.
“Specia ngrihet brenda dhe rreth shtëpive të njerëzve kështu që duhet të merret parasysh një përhapje e mundshme e virusit Kiwira te njerëzit”, paralajmëruan studiuesit.