Shëndeti

Shkencëtarja që krijoi Pfizer: Doza e tretë do jetë e nevojshme

Shkencëtarja që krijoi Pfizer: Doza e tretë do jetë e

Dr. Ozlem Tureci bashkëthemeluese e BioNTech që krijoi Pfizer ndaj Covid-19 shpjegon se dy dozat nuk do mjaftojnë. Sipas saj njerëzit do të duhet të marrin edhe një dozë të tretë, në rastin më të mirë, kurse në rastin më të keq, do duhet të vaksinohen çdo vit ashtu siç bëjnë ndaj gripit të zakonshëm.

“Ne shohim vazhdimisht indikacione për të arritur në këtë përfundim. Ka një zbehje graduale të imunitetit qoftë tek ata që e kanë fituar natyralisht, duke kaluar virusin, qoftë tek ata që janë vaksinuar”, tha mjekja.

Pfizer ka siguruar 91% siguri për prekjen nga virusi dhe 95% efektivitet për të mos përjetuar forma të rënda të sëmundjes. Këto shifra vlejnë pas marrjes së dozës së dytë dhe deri në 6 muaj nga vaksinimi. Deri tani vihet re një rënie e antitrupave, por gjithçka mbetet për t`u parë në vazhdim.

Nëse do të ketë nevojë për dozë të tretë dhe me tepër, atëherë nevojitet një shtim më i mad hi prodhimit.

*Artikulli i CNBC u përshtat në shqip nga Tiranapost.al