Shmangia e larjes së dhëmbëve në darkë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë për të paktën dy minuta mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të ri. Kjo sepse bakteret nga pllaka dentare mund të hyjnë në gjak, duke shkaktuar inflamacion dhe bllokime në arterie – një faktor kryesor për sulmet në zemër, goditjet në tru dhe presionin e lartë të gjakut.
Gjatë natës, prodhimi i pështymës ngadalësohet, duke e bërë më të lehtë akumulimin e baktereve në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve. Këto baktere mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë inflamacion në enët e gjakut, një proces që çon në formimin e pllakave në arterie, të njohura si ateroskleroza.
Një studim i prezantuar në konferencën shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Çikago analizoi 682 persona dhe gjeti se ata që nuk i lanin dhëmbët dy herë në ditë për të paktën dy minuta kishin tre herë më shumë rrezik për probleme kardiovaskulare.
Një studim tjetër i publikuar në revistën Hypertension zbuloi se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve përkeqësojnë tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë efektin e ilaçeve për hipertensionin.