Shëndeti

Si Blackout-i i rrjeteve sociale nxori në pah varësinë që kemi ndaj tyre

Si Blackout-i i rrjeteve sociale nxori në pah varësinë që

6 orë Blackout i rrjeteve sociale. Humbje në miliona për bizneset që reklamojnë në rrjetet sociale produktet e tyre, por edhe një nxjerrje në pah të varësisë që kanë njerëzit tek teknologjia me komunikimet në Facebook, WhatsApp dhe Instagram.

Këtë mendim ndan psiokologia Entela Binjaku e cila thotë se kjo lloj varësie mund të administrohet më mirë ose më keq nga përdoruesit. Në një emission psikologia solli në vëmendje një eksperiment që tregoi se ajo që e mund teknologjinë është në fakt pasioni.

"Shumë njerëz janë pjesë e rrjeteve sociale, dukuria e varësisë është e pashmangshme, ka të tjerë që mund ta administrojnë. Po lexoja një eksperiment që ishte bërë në Britaninë e Madhe, ku ishin marrë 5 vullnetarë dhe i ishte kërkuar për të qëndruar për 5 ditë pa teknologjinë, i pari rezistoi vetëm 4 orë, e vetmja që mbijetoi ishte një vajzë që kishte marrë lapsa me letra dhe pikturonte dhe u pa se shkalla e varësisë ishte serioze te të gjithë. I vetmi që i mbijetonte varësisë ishte pasioni dhe krijueshmëria".

Por mes atyre që kanë pasionin, lidhet edhe puna dhe e ardhmja e tyrë. Fotografia Iden Temali tregoi në Report Tv se ky "blackout" e bëri atë të frikësohej për të ardhmen dhe të niste të mendonte se çfarë do të ndodhte tani me biznesin e saj.

"Ishte një impakt jo shumë pozitiv se e kam kuptuar që janë shumë të rëndësishme për ato që e kanë lidhur dhe biznesin e tyre dhe forca e këtyre rrjeteve sociale për konsumator është shumë e rëndësishme, kemi kohë që po investojmë në rrjetet sociale. Mendova se mund të rregullohej, shtrohet pyetja çfarë do ndodhte me bizneset në rrjetet sociale. Dje kam pasur një takim në ËhatsApp, ajo e shtyu takimin, u duk sikur nuk ka një zgjidhje tjetër. Ishte stres si do ia bëja që të promovoja punën time", tha ajo.

*Tiranapost.al.