Shëndeti

Epoka e farmacistëve! Milionat e llogaritura nga 'The Economist'

Epoka e farmacistëve! Milionat e llogaritura nga 'The Economist'

Kujdesi shëndetësor është bërë një produkt konsumi. Pacientët janë bërë konsumatorë. Një boom teknologjik e ka shdërruar shëndetësinë në biznes. Farmacitë, ose më saktë e-farmacitë, pra ato që operojnë online, janë funksionale, të përdorshme dhe në modë. Njerëzit gjithmonë e më shumë në botë po u drejtohen online farmacive për të marrë receta mjekësore.

Këtë javë një grup i madh sipërmarrësish dhe investitorësh u mblodhën në mbledhjen vjetore të kujdesit shëndetësor JPMorgan Chase. Në krye të diskutimeve ishte inteligjenca artificiale, diagnostikimi digjital dhe tele-shëndeti.

Sistemet shëndetësore të rrëmujshme, të kushtueshme, me radhë të gjata po tronditen nga firmat që synojnë drejtpërdrejt pacientët, që i takojnë ata aty ku janë – qoftë edhe në internet - dhe u japin atyre më shumë kontroll e këshilla për shëndetin. Përparimet shkencore në fusha të tilla si sekuenca e gjeneve bëjnë të mundur mënyra të reja kujdesi. E-farmacitë plotësojnë recetat, monitorojnë shëndetin e përdoruesve në kohë reale, platformat e tele-mjekësisë lidhin pacientët me mjekët dhe testet në shtëpi mundësojnë vetë-diagnostikimin.

Kujdesi shëndetësor konsumon 18% të PBB-së në Amerikë, ekuivalente me 3.6 trilionë dollarë në vit. Në vendet e tjera të pasura përqindja është më e ulët, rreth 10%, por rritet me kalimin e moshës së popullsisë. Pandemia i ka bërë njerëzit më komodë ndaj shërbimeve mjekësore në internet. Zhvillimet e reja i kanë shndërruar pacientët në konsumatorë.

Kujdesi shëndetësor për konsumatorin ka qenë prej kohësh sinonim i ilaçeve kundër dhimbjeve, shurupit të kollës, kremrave për lëkurën.

Disa krijues më aventurierë tashmë po eksperimentojnë me digjitalizimin dhe konsumimin. Teva, një kompani izraelite e barnave e cila daton në vitin 1901, ka zhvilluar një inhalator të aktivizuar në mënyrë digjitale, të pajisur me sensorë e të lidhur me aplikacione që u tregojnë përdoruesve nëse po e përdorin siç duhet një medikament.

Deloitte, një kompani konsulence, llogarit se 320 milionë pajisje mjekësore të konsumit do të dërgohen globalisht në vitin 2022. Ora më e fundit e Apple ofron tashmë një funksion elektrokardiogrami (ekg) dhe prodhuesi i iPhone planifikon të krijojë sensorë për të matur oksigjenin në gjak dhe një termometër për të ndihmuar gratë të gjurmojnë ovulimin.

Pastaj janë fillestarët, të cilët ofrojnë produkte dhe shërbime të shkallëve të ndryshme të kompleksitetit. Disa janë farmaci të thjeshta në internet. Truepill, një kompani amerikane gjashtëvjeçare me vlerë 1.6 miliardë dollarë, mbush 20,000 receta në ditë..

Firmat e telemjekësisë, të cilat ofrojnë një gamë më të gjerë shërbimesh, kanë lulëzuar pasi Covid-19 ka ezauruar kapacitetin e klinikave dhe pacientët nuk mund të vizitohen personalisht.

Skin+Me, një firmë britanike, u kursen njerëzve një udhëtim te dermatologu duke ofruar kujdes për lëkurën me recetë në bazë të selfie-ve. Thriva, gjithashtu nga Britania, analizon gjakun nga shpimet e gishtave dhe mat kolesterolin e lartë dhe aneminë nga shtëpia.

Aktualisht këto alternativa mjekësore kanë pësuar një goditje për shkak të dobësimit të Covid-19.

Disa produkte do të rezultojnë të papërshtatshëm. Megjithatë, siç thotë Scott Melville i Shoqatës së Produkteve të Kujdesit Shëndetësor të Konsumatorit: “Nuk ka kthim prapa në sistemin e vjetër, ku mbështeteni ekskluzivisht te një profesionist mjekësor për kujdesin tuaj shëndetësor". Kompanitë sipërmarrëse duan t'i ndihmojnë njerëzit të shërohen më shpejt ose, më mirë akoma, të shmangin sëmundjen që në fillim, pra ta parandalojnë.