Shëndeti

Si do jetë dimri me Omicron variantin e ri të Covid dhe a do na mbrojë vaksina?!

Si do jetë dimri me Omicron variantin e ri të Covid dhe a do na

Mutacioni i ri i Covid Omicron ka shkaktuar shumë shqetësim tek shkencëtarët pasi dyshohet se mund të anashkalojë imunizimin si nga vaksinimi ashtu edhe nga infeksioni i mëparshëm.

Ky variant u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe është cilësuar nga OBSH-ja si një variant shqetësues për shkak të agresivitetit të tij.

Pse shkencëtarët kanë ngritur shqetësime për këtë variant?

Varianti Omicron, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, një numër jashtëzakonisht i madh. Më shumë se 30 prej tyre janë në proteinën spike, pjesa e virusit SARS-CoV-2 që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në qelizë.

Si do jetë dimri me Omicron variantin e ri të Covid dhe a do na

A do të më mbrojë akoma vaksina ime?

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që shihen në variantin Omicron, shkencëtarët sugjerojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit ose infeksionit të mëparshëm mund të mos mbrojë kundër ri-infeksionit nga Omicron në mënyrë kaq efektive.

Studimet laboratorike po kryhen me shpejtësi në Afrikën e Jugut për të kuptuar ndikimin në imunitet. Shkencëtarët po shikojnë neutralizimin e antitrupave të këtij varianti si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por këto do të duhen disa javë për t'u përfunduar.

A është ky variant më vdekjeprurës?

Të dhënat për këtë janë ende në pritje dhe ka shumë të ngjarë të vijnë nga mbikëqyrja e vazhdueshme në Afrikën e Jugut.

Ekspertët sygjerojnë se nëse Omicron është më i transmetueshëm, mund të jetë më pak i rrezikshëm - nga pikëpamja evolucionare një virus rrezikon të zhduket nëse është shumë efektiv në vrasjen e personit që infekton.

Ndërkohë, disa sugjerojnë se përgjigja imune qelizore e shkaktuar nga vaksinat mund të jetë e mjaftueshme për të luftuar virusin edhe me mutacione të shumta.

Si mund ta mbrojmë veten?

Ende nuk dihet se deri në çfarë mase varianti Omicron mund t'i shpëtojë imunitetit të vaksinës. Ekspertët po i nxisin njerëzit që të marrin të gjitha dozat e vaksinës, duke përfshirë edhe doza përforcuese nëse miratohen.

Tiranapost.al