Shëndeti

Si krijohet një vaksinë, hap pas hapi

Si krijohet një vaksinë, hap pas hapi

Zhvillimi i një vaksine në mes të një pandemie është një garë me kohën. Çdo hap, i detajuar më poshtë, zakonisht zgjat me muaj ose me vite. Vaksina e Ebola-s theu rekordet duke qenë gati në pesë vjet. Për koronavirusin e ri shpresohet që të zbulohet në një afat kohor, nga 12 deri në 18 muaj.

Zhvillohet një prototip

Kjo zakonisht kërkon vite, në varësi të teknikës që përdoret. Me shpërthimin e koronavirusit aktual, kompanitë kishin prototipe brenda disa orësh, falë teknologjive të reja që mund të identifikojnë se cilat pjesë të një virusi mund të përdoren në një vaksinë.

Testimet tek kafshët

Këto teste kryesisht bëhen për të demonstruar siguri dhe për të provuar përgjigjen imune të gjeneruar nga një vaksinë. Në disa raste, kjo fazë mund të anashkalohet komplet.

Faza I – testimet tek njerëzit

Këto janë testet e para tek njerëzit, zakonisht përfshijnë 20 deri në 80 individë dhe përdoren për të shfaqur siguri dhe për të siguruar që çdo efekt anësor të mos jetë shumë i rëndë.

Faza II – testimet tek njerëzit

Kjo fazë kërkon grupe më të mëdha njerëzish dhe përdoret për të testuar efikasitetin. Disa vaksina mund të kalojnë nga këtu në miratimin prej rregullatorit, kur ka nevojë urgjente.

Faza III – testimet tek njerëzit

Në këtë fazë, një vaksinë e re testohet tek qindra e mijëra njerëz, për të vlerësuar qartë, si efikasitetin ashtu edhe sigurinë.

Miratimi

Pas ekzaminimit të provave klinike, organet rregullatore përcaktojnë nëse vaksina mund të liçencohet për përdorim publik. Kjo mund të vijë me kërkesën që të dhënat për sigurinë e saj të vazhdojnë të mblidhen.

Prodhimi në masë

Në këtë pikë, prodhimi i një vaksine shtrihet nën standarde të rrepta të kontrollit të cilësisë dhe konsistencës.

Qasja në publik

Kur vaksina e re bëhet e disponueshme, qeveritë dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të përcaktojnë se cilat grupe njerëzish duhet ta marrin më parë./ New Scientist – Bota.al

*Marrë nga Bota.al