Si mund të shndërrohemi nëse do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia
Puna nga shtëpia ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Ndërsa shumë e kanë shijuar për faktin e komoditetit që të ofron, të tjerë janë ankuar për shkak të mësuarit me një stil jetese që jo gjithmonë është e shëndetshme.
Dhe në fakt ka shumë efekte anësore nga mungesa e kontaktit social me kolegët apo personat e tjerë. Fiziologjistët dhe ekspertët e fituesit kanë krijuar një model të quajtur “Susan”, për të treguar sesi të punuarit nga shtëpia mund të shndërrojë një person në 25 vitet e ardhshme.
“Susan” ka një fizionomi të tillë: shpatulla të ngushta, ‘mjekër të dyfishtë’ dhe sy të skuqur e të nxirë.
Po ashtu qëndrimi në shtëpi do të bëjë që të jemi më pak aktivë, duke rritur probabilitetin për të shtuar peshë dhe për të vuajtur nga obeziteti.
Qëndrimi i zgjatur para kompjuterit do të shkaktojë sy të kuq, të irrituar dhe do të shkaktojë ulje të shikimit.
Për shkak të mungesës së vitaminës D, mund t’ju bien shumë flokët dhe do të jetë e vështirë të rriten të reja.
Përvec fizikut, puna nga shtëpia do të ndikojë në psikologjinë e punonjësve, që mund të jenë më të stresuar, mund të kenë probleme shëndetësore apo që lidhen me zemrën./ Burimi The Sun