Shëndeti

Si mund t'ju ndihmojë çaji të humbni peshë

Si mund t'ju ndihmojë çaji të humbni peshë

Përse të mos e duash çajin? Është hidratues, është aromatik dhe në varësi të bimëve dhe përbërësve që përmban, ose mund t'ju japë energji ose t'ju ndihmojë të përgatiteni për një gjumë të mirë. Por a mund të ju ndihmojë çaji të humbni peshë? Nëse jeni duke u përpjekur të hiqni kile, çaji duhet patjetër të jetë shoku juaj i ri më i mirë. Jo vetëm që mund të ofrojë një alternativë me kalori zero krahasuar me disa prej pijeve tuaja me sheqer, por gjithashtu ka veti që mund të frenojnë oreksin tuaj, të mbështesin metabolizmin dhe në fund të fundit t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

"Ndërsa humbja e peshës është më efektive nëpërmejtë kontrollit ushqimor dhe ushtrimeve, çaji mund të ndihmojë të përparoni", thotë Carrie Lupoli, trajner i çertifikuar i shëndetit dhe ushqimit. "Çajrat nuk duhet të konsiderohen si një “plan humbje peshe", por thjesht një mënyrë tjetër për të mbështetur një diete të ekuilibruar dhe një regjimi ushtrimesh".

Skeptik? Jo vetëm që ekspertët e pranojnë shtimin e çajit në dietën tuaj, por studimet në fakt kanë vërtetuar se ato kanë një larmi përfitimesh nga humbja e peshës.

Efektet e çajit në dietën tuaj:

1 Mund të zëvendësojë një meze të lehtë.

2 Mund të rrisë metabolizmin tuaj.

3 Mund të jetë një zëvendësues i pijeve me shumë kalori.

4 Mund të zvogëlojë fryrjen e barkut.

5 Mund të ndihmojë trupin tuaj të bllokojë dhjamin.

6 Mund të ndihmojë për të ekuilibruar nivelet e hormoneve tuaja.

7 Mund t'ju ndihmojë të ushqeheni gjatë stërvitjeve me intensitet të lartë.

 

*Artikulli i marrë nga Eatthis. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.